19 shkolla në kryeqytet kanë pasur nevojë për ndërhyrje pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2019-tës. 13 prej tyre kishin nevojë për rindërtim, një për shembje, 2 për rikonstruksion, ndërsa 3 të tjera u hapën pjesërisht më datë 6 janar 2020.

Tashmë kanë kaluar dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, por në çfarë faze është tani ky proces në shkollat e Tiranës?

Gjimnazi Sami Frashëri u rikonstruktua në korrik të vitit 2018. Ndërkohë për shkak të punimeve nxënësit e kësaj shkolle e zhvillojnë mësimin në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” turn i dytë. Pas përfundimit të punimeve ky gjimnaz pritet të mirëpres në bankat e tij rreth 1500 nxënës.

Kjo shkollë i është nënshtruar rikonstruksonit në vitin 2016.

Kujtojmë se pas tërmetit u morë vendimi që shkolla “Emin Duraku” të zhvillonte mësimin me dy turne në godinën që nuk pësoi dëmtime, por prindërit e kundërshtuan këtë vendim për disa ditë deri në

Nxënësit e kësaj shkolle e zhvillojnë mësimin turn i dytë në gjimnazin Myslym Keta.

Ndërkohë nxënësit e kanë zhvilluar mësimin në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço”. Kujtojmë se kjo shkollë u rikonstruktua në vitin 2016.

Asnjë njeri nuk duket që po kryen punime. E vetmja gjë që të tërheq vëmendjen është e lehura e këtij qeni që nga njëra anë tregon se është i vetmi rojtar, ndërsa nga ana tjetër ulërima e tij është si një thirrje për rikthimin në normalitet.

Pavarësisht se këto shkolla u rikonstruktuan në vitet e fundit ku u shpenzuan miliona lekë lëkundjet e tërmetit i vunë në pikëpyetje këto investime mbi cilësinë e punimeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re