Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19, ndërsa 3 pjesëtarë të tjerë të këtij personeli janë shëruar në 24 orët e fundit në Tiranë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se së bashku me anëtarët e personelit mjekësor shkon në 19 numri i personave të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, dhe se për të 7-ën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktiv.

 

LAJM I MIRË:

1 mjek dhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.

Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19.

Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve active.

Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar luftën me COVID-19. Forca! Besim dhe Durim”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re