Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit tropikal që ditën e djeshme goditi ishullin jugor të Indonezisë, Java.
Përmes një deklarate me shkrim, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave dje tha se cikloni tropikal i emëruar si Cempaka solli shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta deri në 35 milje në orë dhe valë të mëdha deri në gjashtë metra të larta në Java dhe ishujt e afërt, shkruan aa.
Cikloni ka shkaktuar që lumi Dengkeng të vërshojë fushat e orizit dhe fshatrat në rajonin Klatel në Javan Qendrore.
Aktualisht raportohet për 19 të vdekur si pasojë e katastrofës. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re