Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin Qemal Peqini, banues në lagjen “Beqir Dardha”.

Arrestimi i 19 vjecarit  në lagjen “28 Nëndori”, Elbasan u krye pasi në ambjentet e jashtme të një lokali ai ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe  e S.T., 18 vjeç, banues në këtëë qytet.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u indetifikua dhe u arrestua shtetasi që dyshohet se është autori i plagosjes së dy shtetasve.

Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe  ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re