Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagsojen e dy të tjerëve u regjistrua në orët e para të mëngjesit këtë të premte në aksin Tiranë-Durrës.

 

Policia bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një 19 vjeçar me inicialet K.H., ndërsa ka mbetur I plagosur drejtuesi I njërit prej automjeteve shtetasi D.R. dhe pasagjeri F.XH, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Vorës dhe besohet se shkak të ketë qenë lagështia në rrugë.

 

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.