19-vjeçarja e akuzoi për përdhunim, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar, banues në Kuçovë, është arrestuar pasi një 19-vjeçare e kallëzoi për përdhunim.
E reja tha se ai ka kryer marrëdhënie me dhunë me të në një banesë që shtetasi F. O., e kishte marrë me qira.
Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re