5 qershori do të ishte afati i fundit për ata individë që kanë një ide inovatore dhe kërkojnë financim për të zhvilluar biznesin e tyre, por ministria e shtetit dhe sipërmarrjes ka shtyrë këtë afat deri në datën 10 Qershor. Deri më tani janë 500 aplikime të kryera.

 

“Duke qënë se është një sistem i ri, shumë aplikime janë bërë me gabime. Nga ana tjetër edhe sfida e aplikimeve on line që nisi nga data 1Maj ka bërë që sistemi të jetë I ngarkuar duke sjellë edhe vonesa në plotësimin e të gjitha dokumentacionit të kërkuar. Ndaj për këtë arsye ne shtyjmë afatin deri në 10 qershor, kuy do të jetë afati final”- u shpreh në E-ZONE ministrja e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali.

Gjatë intervistës në E-ZONE në Vizion Plus, Bilali u ndal edhe tek skema e financimit. Kategoritë që do të mbështeten janë ato që kanë një projekt gati dhe kanë nevojë për finacim. Në këtë thirrje nuk do të mbështeten idetë fillestare.

 

“Ne jemi fokusuar në këtë thirrje tek ato raste që kanë një projekt konkret që e kanë një pikënisje dhe shohin që ka ecuri, por kanë nevojë për mbështetje. Financimi I ideve fillestare mbart rriskun e mos realizimit,ndaj dhe jemi fokusuar të ata që kanë gati nismat. Për ata që nuk kanë mundësi alternative fondesh kemi rënë dakort që në Postën Shqiptare apo në një institucion mikrokrdie, të mund të marrin një hua të kryejnë investimin dhe faturat përkatëse do të dorëzohen, mbi bazën e të cilave do të disbursohet fondi nga buxheti“- vijon më tej ministrja Bilali.

Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Danjel Guçe, mbështetja e ideve inovatore me financim ka rëndësi për ekonominë, pasi janë një mundësi e mirë për vetpunësim

Ndërmjart e vogla dhe mesme nuk japin ndonjë kontribut të madh në buxhet, por ato janë të rëndësishme pasi janë një munëdi e mirë për vetpunësim. Janë një alternativë që të rinjtë të mos emigrojnë port ë krijojnë një të ardhme në vëndin e tyre, pasi shqipëra ka shumë mundësi dhe sektorë që kanë nëvojë të zhvillohen me shërbime dhe produkte- u shpreh Guçe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re