Numri i të vrarëve në sulmin terrorist në xhaminë e qytetit Al-Arish, në pjesën veriore të Sinait në Egjipt, është rritur në 310.
Ministrja për solidaritet social të Egjiptit, Ghada Wali u tha gazetarëve se numri i të vrarëve në sulmin e të premtes është rritur në 310.
Ajo shtoi se autoritetet egjiptiane kanë ndarë 50 milionë paund egjiptian, ose 2.8 milionë dollarë, të dedikuara për pagesën e dëmshpërblimit për familjet e viktimave dhe të plagosurit në sulm.
Prokuroria egjiptiane më herët përmes një deklarate konfirmoi se sulmi është kryer nga pjesëtarët e organizatës terroristeISIS dhe se në sulm ishin përfshirë 25 deri në 30 terroristë, shkruan aa. Terroristët dyshohet se në xhami erdhën me pesë automjete dhe gjatë sulmit ata dogjën një automjet. Pastaj u përpoqën të parandalojnë automjetet e emergjencës për të arritur në vendin e ngjarjes.
Xhamia në të cilën u krye sulmi i takon tarikatit dhe ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit të Al-Arish. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re