Kreu i PD, Lulzim Basha fton qytetarët për protestën e së hënës në Tiranë.
Përmes një postimi në faqen e tij, Basha kërkon që të gjithë të bashkohen, sipas tij kundër diktaturës së krimit dhe bandës.
“Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë
kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe
dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për
familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas!
#RamaIk”, shkruan Basha, teksa publikon edhe një video.