“Tashmë ajo flet për herë të parë për krimin e paimagjinueshëm”

Kështu shkruan media gjermane BILD, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fund të muajit dhjetor, ku 44 vjeçari Flamur R.  qëlloi me armë në drejtim të të shoqes, ekzekutoi dy fëmijët 11 e 13 vjeçarë e më tutje armën e drejtoi kah vetes duke u vetëflijuar.

Bild shkruan se 38 vjeçarja Advije R. është pyetur nga hetuesit, të cilët ende nuk kanë zbardhur arsyen se përse 44 vjeçari vendosi të shuajë të gjithë familjen, përfshi dhe veten.

“Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vijojë ende”-tha në prononcim, zyra e prokurorit.

BILD raporton se hetuesit ende nuk kanë dhënë detaje se çfarë u deklaroi gruaja gjatë marrjes në pyetje.

Nëna e dy fëmijëve të ndjerë është e vetmja e mbijetuar e tragjedisë në Glinde, një qytezë fare pranë Hamburgut. Gruaja mori disa plagë të rënda dhe fillimisht përfundoi në koma. Mjekët fatmirësisht mundën ta shpëtojnë nga rreziku.

Siç raportoi më parë BILD, fëmijët kishin telefonuar në mars të 2020 policinë, kjo për shkak të përplasjeve e konflikteve mes prindërve.

Fqinjët treguan se 44 vjeçari kishte temperament të lartë dhe ishte bërë shqetësues për familjarët e tij edhe herë të kaluara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re