Banorët e 2 fshatrave dhe një lagjeje në bashkinë Dimal bashkëjetojnë prej vitesh me plehrat dhe ujërat e zeza. Në fshatrat “Poshnjë” e “Pashalli”, që ndodhen shumë pranë qendër së qytetit, kanalet e ujërave të zeza vijojnë të jenë prej vitesh të hapura, duke kundërmuar në të gjithë zonën erën e rëndë të fekaleve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këto kanale janë kthyer edhe në kosha plehrash,ku sheh të hedhura mbeturina nga më të ndryshmet,që siç edhe duket nga pamjet filmike janë të hershme dhe nuk janë pastruar asnjëherë. Situata paraqitet problematike edhe në lagjen “Guri i Bardhë” të qytetit, lagje që siç duket bashkia Dimal e ka harruar që e ka në administrimin e saj, pasi prej javësh në këtë lagje nuk pastrohen koshat e plehrave.

Plehrat dhe mbetjet e hedhura në koshat e lagjes,vijojnë të jenë ende brenda dhe jashtë koshave dhe askush nuk shqetësohet për pastrimin e tyre. Banorët shprehen se,ata janë ankuar shpeshherë në bashkinë Dimal për situatën e rënduar të plehrave dhe ujërave të zeza,por askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr”, as për të pastruar dhe as për të ardhur qoftë një herë të vetme për të parë gjendjen.

“Jemi ankuar po nuk na dëgjon njeri,ku të vemi tjetër? Askush nuk do t’ja dijë ne, ankohemi kot. Siç duket u mësuam me erën e keqe të fekaleve dhe plehrave dhe nuk po na bën më përshtypje”-shprehen banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re