Dy mënyra të shëndetshme për të gatuar argjinaren në shtëpi.






Avulli: Së pari pastroni argjinaren nga gjethet që ndodhen anash saj, më pas hiqni shtresën e tretë të saj duke përdorur një thikë të dhëmbëzuar. Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe pasi uji të ketë vluar hidhni në të argjinaren që e keni pastruar paraprakisht.






Mbulojeni tenxheren dhe ulni nxehtësinë, duke e lënë argjinaren të ziejë në avull për 25-35 minuta. Nëse dëshironi mund ti konsumoni ato siç janë, por ne ju sugjerojmë t’u hidhni sipër pak vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës.






Gatuaj në zjarr të ngadaltë: Kjo është një teknikë që siguron ruajtjen e vlerave ushqyese të argjinares. Fillimisht skuqeni pak në vaj ulliri të ngrohur paraprakisht në një tigan me flakë të mesme. Shtoni një thelpi hudhre të copëtuar, pak qep të kuqe dhe gatuaji derisa të marrin ngjyrë kafe.






Më pas shtoni në tigan një spërkatje me verë të bardhë dhe lëng limoni së bashku me dy deri në tre argjinare dhe pak kripë. Përziejini vazhdimisht dhe më pas gradualisht zvogëloni nxehtësinë për të siguruar një gatim të ngadaltë dhe të shëndetshëm. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta.
/shkollaeshendetit.com