Vazhdon të jetë e konsiderueshme vala e refugjatëve nga Lindja e Mesme të cilët futën në Shqiperi përmes rrugëve tokësore dhe pastaj tentojnë të kalojnë drejt Malit të Zi, Kosovës etj me destinacion final vendet e BE-së.

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar edhe këtë të mërkurë në flagrancë në kuadër të operacionit “Perimetri” pasi po transportonin17 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit H. Gj., 42 vjeç dhe Sh. C., 41 vjeç, banues në Tiranë i kanë dhënë ndihmë refugjateve për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Dy tiranasit u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford” dhe “Skoda” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 2000 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko