Rreth 2000 qytetarë priten të vijnë këtë të shtunë në Tiranë nga Kukësi për protestën e thirrur nga opozita.
Kreu i PD në Kukës, Admir Sinamati tha se Kukësi, si një bastion i përhershëm i palëkundëshëm i PD do i bashkohet kësaj proteste për t’i dhënë mbështetjen PD-së për demokracinë dhe pluralizimin.
Qytetarët kuksianë dhe mbështetësit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës.
Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në orën 12:00, ku ka ftuar pa dallim, jo vetëm mbështetësit e saj, por qytetarët pa dallim që janë të goditur nga kriza ekonomike dhe korrupsioni i qeverisë Rama.
