Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku një lidhje live në emisionin Open në Top Channel sqaroi se çfarë do bëhet me shqiptarët e mbëtur jashtë vendit.  Sipas Ballukut ka një numër të madh personash që duhet të riatdhesohen dhe brenda kësaj javë do kthehen në atdhe rreth 2 mijë shqiptarë.

“Ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen. Procesi ka vështirësi  përsa iu përket  hoteleve, kërkojmë mirëkuptim. Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës.

Totali i ambasadave është rreth 3000 persona që kanë aplikuar. Besoj  se riatdhesimi nuk do të mbyllet me valën e dytë, pasi do ketë raste. Po i publikojmë fluturimet javë pas jave pasi nuk duam të kemi kaos. Jemi duke ekzaminuar 3 destinacione të reja, Vjenë, Bruksel dhe Amsterdam. Nga Viena është më lehtë të hyhet dhe pasi ka fluturime nga New York dhe nga Toronto, për t’i dhënë mundësi dhe shqiptarëve që jetojnë në SHBA e Kanada. Air Albania  është zgjedhur pasi është kompania flamur-mbajtëse”– tha Balluku

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re