Skip to content

2 mijë shtëpi me vlerë 70 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Shqipërinë

Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një tjetër vend që surprizoi me shifrën e konsiderueshme që ka vendosur të japë për Shqiperinë në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ky vend konfirmoi në konferencën e donatorëve se do të japë 70 milione euro në total për projektet që do realizohen në qarqet e dëmtuara nga tërmeti.

Përfaqësuesi i Emiratëve të Bashkuara Arabe tha se me ketë shumë do të ndërtohen 2 mijë shtëpi nga 11 mijë që rezultojnë në total të pabaueshme.

Ndërkohë një tjetër vend arab,  Katari bëri të ditur se do ti japë Shqiperisë 5 milione dollarë ndihma.