Skip to content

2 orë liri për pazaret/ Ja bizneset që hapen nesër, por me kushte dhe protokolle sigurie

Ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të ketë lehtësira në lëvizje, në zonat e gjelbra, por jo vetëm.  Të hënën më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Sipas lehtësirave do të nisin nga puna dyqanet me pakicë të veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal”.

Qytetarët për pazaret do të lejohen për dy orë, por pa makinat e tyre private, me përjashtim të atyre që janë përcaktuar si kategoritë e nevojshme që janë në punë.

Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve, në varësi të protololleve të sigurisë. Edhe në këtë rast, bizneset do të duhet të pajisen me një leje në e-albania  dhe dokumentin e marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.

Në taksi nuk lejohet të udhëtojë më shumë se një person dhe përjashtim bëjnë vetëm shoqërimi i fëmijëve të mitur dhe personave me aftësi të kufizuar.  Pasagjeri ulet gjithmonë pas dhe diagonalisht me shoferin ndërsa duhet të jetë i pajisur me doreza dhe maska gjatë gjithë kohës që është brenda taksisë.

Gjithashtu shërbimet e taksive do të ofrohen vetëm brenda qytetit dhe në asnjë lloj rasti nuk do të lejohet shërbimi ndërqytetës.  Në rast kontrolli nga policia, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes me taksi dhe leje-daljen e marrë për atë arsye.

Çdo shofer është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakt  me persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar 05-00 deri në 17:30.

Në taksi duhet të zbatohen të gjitha masat e ruajtjes së higjienës për shmangien e infektimit me COVID-19, ku shoferi duhet të përdorë maska e dorëza dhe dezinfektues si dhe të higjienizojë makinë para turni dhe pas mbyllje së turnit të punës.

Dezinfektuesit e duarve duhet t’u ofrohen edhe klientëve sa herë kur hipin në makinë dhe kur dalin. Në taksi nuk do të lejohet kondicioneri por ajrosja natyrale.