Skip to content

2 prej makinave të djegura në Vlorë janë të drejtorit të bashkisë

Pesë automjete u shkrumbuan orët e para të kësaj të marte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë.

 

Mësohet se dy prej automjeteve të djegura i përkasin drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gentjan Sherifaj.

 

Njëra ishte në pronësi të Sherifajt dhe tjetra I përkiste të shoqes.

 

Dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.