Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Çekrezit në Tiranë ku dy të rinj janë gjetur të pajetë brenda makinës së fundosur.

Bëhet fjalë për shtetasit Erion Muça 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç, të cilët dyshohet se janë banorë të zonës, megjithëse ende nuk është e konfirmuar.

Rasti u raportua në orën 8 të mëngjesit ndërsa pas disa orësh kërkime polumbarët e RENEA-s arritën të nxirrnin trupat e pajetë të dy të rinjve. Ende nuk dihet nëse rënia e automjetit në liqen është aksidentale apo se kemi të bëjmë me një akt kriminal, e po ashtu nuk ka informacion mbi lidhjen e viktimave me njëri-tjetrin. Policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë larg zonës së liqenit, ku mediat e kanë të pamundur që të shkojnë.

Në videon e mëposhtme shihet një burrë dhe një fëmijë të cilët kanë mbërritur në vendgjarje, dyshohet se janë të afërm të dy të rinjve, ndërsa shihen duke qarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re