Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur bilanci i viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas Ministrisë ka ndërruar jetë, në spitalin infektiv, një 77 vjeçar nga Kavaja, dhe një 69 vjeçar nga Hasi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 77 vjeçari ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese ndërkohë që për 69 vjeçarin nuk njoftohet se ka patur sëmundje të tjera.

Ai ka qenë gjatë gjithë kohës në gjendje të rënduar shëndetësore ku prej 3 ditësh ishte në frymëmarrje të drejtuar.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja, duke e cuar numrin total në 243 të prekur dhe numrin e viktimave ne 15.

Njoftimi i plotë:

“COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin infektiv

15 viktima të prekur nga COVID-19 në Shqipëri

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.
Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19″.

Shperndarja e koronavirusit ne rajon

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko