Ditën e sotme bëhen dy vite nga shembja e teatrit e ndodhur në 17 maj të vitit 2020, ku gjatë natës policia ndërhyri për të nxjerrë jashtë godinës aktorët e ngujuar prej kohëshqë kundërshtonin shembjen.

Disa aktivistë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin kundodhej më parë teatri Kombëtar ku deklaruan se tashmëpasdy vitesh, askush nuk kishte marrë përgjegjësi penale mbi shembjen kriminale të teatrit dhe se opozita e drejtësia ishin bërë palë në këtë çështje.

Ndër të tjera ata bënë thirrje edhe për reagime publike si dhe theksuan se nuk do të lejonin asnjë ndërtim tjetër në tokën ku ka qenë Teatri Kombëtar, përveçse godinës së teatrit.

“Ne jemi mbledhur këtu ndërsa 100 metra më tutje njerëzit janë ulur nëpër kafene dhe harrojnë se këtu është shkatërruar prona publike. Ku është toka e teatrit sot? Muanuk më shqetëson godina e teatrit sepse ajo do të ndërtohet, por çdo të bëhet me tokën e teatrit? Këtë nuk e di, nuk ka transparencë. Nuk shohim se ku shkojnë të ardhurat e këtij aseti publik dhe akoma më shumë më shqetëson indiferenca e njerëzve të cilët rrinë në kafene dhe nuk dalin për t’itreguar qeverisë se jemi këtu për të kontrolluar se ku shkojnë të taksat tona”– u shpreh njëra prej aktivisteve.

“Një plagë që edhe sot qëndron e hapur sidomos për ata njerëz që ishin aty dy vite rresht duke e mbrojtur duke harxhuar një pjesë të jeetës së tyre, duke fjetur aty për ta shpëtuar më pas. Por një natë të zymtë ata erdhën fadroma goditi rrufeshëm.

Por ne kemi mundësi të korrigjojmë atë mbrojtjen tonë, i bëjmë me dije politikës shqiptare, se vërtet e patën të lehtë për ta prishur, por ta mendojnë mirë para se të vijnë dhe të hapingropën e parë këtu sepse në gropë mund të përfundojnë vetë. Ne do ta ndërtojmë teatrin siç ishte dhe larg uzurpatorëve”– u shpreh një tjetër aktivist i pranishëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re