Kryetari i Bashkisë së Shijakut dhe Regjisori Edmond Budina kanë qenë 2 prej të ftuarit në emisionin “Të Vaksinuarit” nga Aulon Kalaja:

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana:

26 nëntori i dy viteve më parë, Shijaku u shkund nga themelet. Fatmirësisht në bashkinë tonë nuk kemi patur viktima por dëmet ishin të shumta. Kujtoj datën 25 nëntor, unë dhe bashkëshotja ime morëm fëmijët dhe dolëm jashtë. 10 minuta pas rënies së tërmetit e gjithë bashkia dhe shtabi i emergjencave ka qenë në gatishmëri. Më besoni që sa herë binte telefoni që do raportonin lutesha most ë kishte viktima. Kemi ngritur 22 grupe për verifikimin e dëmeve të tërmetit. Në fund, kishim 802 banesa me dëmtim DS4, 33 pallate me DS3, dhe 27 të tjerë me dëmtime të pakta pa dëmtime në strukturë. Sipas inxhinierëve është bërë vlerësimi për cdo banesë në bashkinë e Shijakut. Në këto moment kanë mbaruar banesat individuale numri ka qenë 802 sic e thashë më herët. Ka filluar puna për ngritjen e 31 pallateve dhe pjesa më e madhe e tyre do të përfundojë në fund të dhjetorit dhe në janar. Ne kemi mbaruar edhe 4 objekte arsimore. Për mua rindërtimi i Shijakut quhet i përfunduar.

Regjisori, Edmond Budina, pjesë e Aleancës Për Teatrin:

Kanë qenë momente shumë të vështira. Në filim kur u hodh ideja për të mbledhur ndihma unë isha pak skeptik, pasi ne nuk ishim shoqatë vetëm disa njerëz. Ndihmat erdhën sepse njerëzit kishin besim në figurën tonë dhe në njëfarë mënyrë ne sfiduam edhe bashkinë e Tiranës që hapi një qendër mbledhjesh fondesh por më shumë qytetarë vinin tek ne jo tek ata.

Nuk dua të harroj faktin që neve na erdhën ndihma edhe në monedha. Ne blemë disa kontenierë për t’i dhënë shembull qeverisë sesi të shpëtonte njerëzit që po rrinin jashtë në dimër të ftohtë. Por qeveria nuk e vuri ujin në zjarr fare. Ne kemi shkuar për të parë por pamë se nuk kishte filluar asnjë lloj rindërtimi. Kam takuar dhe njerëz që thonin se donin t;u ndërtohej shtëpia në atë vend ku ishin pasi kishin tokën dhe cdo gjë. Nëse ke mundësi për të ndihmuar, të ndihmohen realisht jo për tu dukur. Sepse shoh një lloj fasade, pra pas një viti kam parë se nuk ishte bërë asnjë lloj rindërtimi. Shkuam për të parë një shtëpi që ishte mbuluar me skoc dhe I pyetëm pse ishte bërë kjo. Na thanë se do vijë kryeministri dhe se Aleanca për Teatrin ishte kundër tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re