Kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit që iu mori jetën 51 personave, hetimet për cilësinë e ndërtimeve apo shkeljen e rregullave në ndërtim janë duke vazhduar në shumicën e prokurorive të vendit.

Burime bëjnë me dije për Fax News se e vetmja prokurori që ka mbyllur hetimet është ajo e Durrësit, ku dosja është dërguar në Gjykatë.

Për ndërtimet në Durrës janë marrë si të pandehur 16 persona, ish-zyrtarë, ndërsa është pushuar çështja për 2 të tjerë. Burime kanë thënë më herët se hetimet janë kryer për 7 ndërtime, shembja e të cilave u mori jetën 23 personave.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet vetëm për zonën e Farkës, ndërsa në Lezhë dhe në Krujë vijojnë ende hetimet.

Derimë tani në Krujë e Lezhë, asnjë i akuzuar s’ka përfunduar në gjykatë. Nga tërmeti i 26 Nëntorit humbën jetën 51 persona, dhjetra të tjerë mbetën të lënduar dhe mijëra të pastrehë.

Por pavarësisht kësaj organi i akuzës ka qenë i ngadaltë në zbardhjen e kësaj tragjedie, dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të të pandehurve./FAXWEB.AL

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re