Marko Kepi, President i “Albanian Roots” në SHBA, ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News mbrëmjen e sotme ku po flitej për procesin e Rindërtimit dhe progresin e tij dy vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

44 është numri i shtëpive që do të ndërtohen në zonën e Ishmit me paratë e grumbulluara nga kjo shoqatë në SHBA. Mirëpo procesi është vonuar përshkak të procedurave ose më saktë burokracive në vendin tonë.

Mario Kepi thotë se nga qeveria shqiptare i është thënë se vendi ku do të ndërtohen këto banesa ndodhet në Kodër dhe nuk mund të fillojë puna për ndërtimin e shtëpive pa u sheshuar më parë toka.

Ai thotë se e kanë të pamundur të vijën vetë çdo javë nga Amerika për të ndjekur punimet, duke shtuar se në Amerikë janë shuëm të habitur si ka mundësi që të vonohet procesi për fillimin e punimeve me 2 vite.

Sa i takon bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, Mario Kepi nuk e mohoi vështirësinë përshkak të largësisë. Ai shtoi se  nuk është faji i tyre që po vonohen kaq shuëm  nisja e punimeve.

Lidhja direkte

Kepi: Kemi pritur se nuk do zgjasë kaq shumë rindërtimi. Jemi fokusuar në zonën e Ishmit ku do ndërtojmë 44 shtëpi. Shpresojmë që këtë javë që vjen të fillojmë ndërtimin. Dëshirojmë të bëjmë një qendër kulturore aty që t’i shërbejë zonës. Kemi marrë donacion 25 mijë dollarë nga shoqata Teksas për këtë qendër. Ato familje të kenë për fëmijët një gjë plus shtëpisë, pershembull të mësojnë gjuhë të huaja. Përveç se do shërbejë asaj zonë.

Kalaja: Pse me kaq vonesë? Ju jeni privat?

Kepi: Zona që na caktoi shteti ishte kodrinë. Nuk mund të fillonim punimet para se shteti të nivelonte shtetitn. Derisa e sheshoi kodrën. Gati është bërë rreth 90%. Presim ndërtimin e rrugëve.

Kalaja: Shkon gjithçka mirë në bashkëpunimim?

Kepi: Sigurisht që është e vështirë nga larg. Jemi në bashkëpunim me bashkinë Durrës. Duam që t’i kryejmë sa më shpejt.

Kalaja: Albanian Roots, një nga mnë të mirat për çështjet patriotike. Janë të kënaqur?

Kepi: Ata thonë pse po vonon kaq shumë. Ne kemi filluar punë më herët. Nuk është faji jonë. Nuk duam t’ia lëmë fajin askujt.

Andi Lila: Bravo të madhe për një organizim të tillë. Por kur kalojnë dy vite dhe lekët nuk shkojnë në destinacion duhet të lëvizni sa më shpejt e të vini të shikoni vetë.

Kepi: Ne e kemi lënë në dorën e avokatit që të mos vijmë çdo javë ne nga Amerika. Kemi të bëjmë me ministrinë, bashkinë, ministria e pyjeve.

Kalaja: Kur rikthehet parada shqiptare?

Kepi: Rikthehet vitin e ardshëm. Janë rreth 800 flamuj shqiptar dhe amerikan. Në datë 27 nëntor do të fillojmë një paradë me makina.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re