Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, ku tha se qeveria duhet të shpjegojë se ku do t’i gjejë paratë për t’i shpërndarë nga buxheti i shtetit.

Murrizi tha se shumë deputetë pjesë e mazhorancës nuk kanë nevojë për rritje page pasi vjedhin, nga prokurimet, inceneneratorët etj, dhe ligji nuk duhet të hyjë në fuqi menjëherë pasi do ishte një turp tha ai.

“Nuk mund të jetë deputeti i diskredituar, të ketë pagë më të ulët se drejtori i shkollës”.

Pse ndodh kjo gjë dhe si duhet të jetë?

Në gjithë botën ligjvënësi merr pagë më të lartë se administrata. Nuk jam i qartë, nuk shoh rritje të ardhurash. Ose kanë vjedhur shumë ose nuk dinë të thonë se ku do i gjejnë, e kanë fryrë tejmase administratën për mashtrime elektorale. Çfarë shpenzimesh do reduktojnë që do rritin pagat, këtë duhet të na thonë. Ose duhet të thonë se ka mjaftuar buxheti por ne e kemi cuar gjysmën në shtëpi.

20 a 30 hajdutë nuk e shohin datën e pagesës, kati i dytë në Parlament kujton se marrin rrogë. Ata ruajnë me prokurime publike, incenneratorët që nuk ekzistojnë, kokrra e hajdutëve kujton se kanë nevojë për rrogë? Nëse hyn në fuqi nesër turp, rritja e pagave është propagandë. Ti japin fuqi më vitin 2025.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re