Dhoma penale e Gjykatës së Tiranës zgjati masën e sigurimit edhe me 20 ditë burg për Nazer Seitin, me qëllim mos ekstradimin e tij drejt Italisë. Seiti është pjesë e dosjes hetimore Habilaj në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Katanias në Itali. Prokuroria kërkoi zgjatjen edhe me 60 ditë të qëndrimit të tij në burg, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata.
 
Ndërkohë vetë Seiti përsëriti para trupës gjyqësore pëlqimin e tij për t’u ekstraduar ne vendin fqinj. Nazer Seiti njihet si financieri i grupit Habilaj dhe ai rezulton i përgjuar ne biseda me Moisi Habilajn, per trafikimin e sasive te mëdha te drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re