Zjarret apokaliptikë në Greqi, protestat në Gaza, vala e të nxehtit në Londër, si dhe pamjet e rralla nga eklipsi i Hënës vijnë në këtë përmbledhje të “the Guardian” nga foto-reporterët më të mirë të botës.

Ambleside, Angli. Delet dhe deshët e Pip Simpson qethen në fermën e Liqenit.Attapeu, Laos. Një vajzë përdor një dyshek si varkë pas shkatërrimit të digës që përmbyti fshatin e saj.Tarifa, Spanjë. Emigrantët zbresin nga një anije e mbimbushur pas kalimit të ngushticës së Gjibraltarit.Tarifa, Spanjë. Një burrë mbuluar me shtrojën e Kryqit të Kuq pas marrjes në një anije shpëtimi bregdetare në portin e Tarifas.Los Anxhelos, Kaliforni. Ylli i vandalizuar i Donald Trump në rrugën e Famës në Hollivud.Londër, Angli. Njerëzit pushojnë në diell ndërsa qyteti shijon verën më të nxehtë në 42 vjetët e fundit.Londër, Angli. Një burrë fluturon një balonë në parkun Grinuiç.Lartësitë Golan. Bombardim ajror në Siri, parë nga kodra Tal Saki në lartësitë Golan të aneksuara nga Izraeli.Gaza. Palestinezët në zi mbajnë trupin e Obada Farëana gjatë funeralit të tij.Rio de Janeiro, Brazil. Aktivistë dhe të afërm të të riut me ngjyrë të vrarë në qytet, marshojnë për të kërkuar Drejtësi dhe për të shënuar përvjetorin e 25-të të masakrës në Candelária ku u vranë tetë persona nga policia.Carcassonne, Francë. Fermerë protestues përpiqen të bllokojnë rrugën e Turit të Francës.Saint-Lary-Soulan, Francë. Spektatorët brohorasin ndërsa grupi ngjitet në kodër, gjatë fazës së 17-të të turit të Francës.Saint-Lary-Soulan, Francë. Çiklisti britanik, Chris Froome kalon përmes një tuneli pasi humbi kontaktet me liderët e skuadrës gjatë fazës së 17-të të Turit të Francës.Neos Voutzas, Greqi. Pasojat e zjarrit në afërsi të Athinës. Një shtyllë elektriku qëndron mes pemëve të djegura në Neos Voutzas.Kineta, Greqi. Zjarrfikësit dhe vullnetarët luftojnë me flakët në afërsi të Athinës.Athinë, Greqi. Një shtëpi e përfshirë nga zjarri i pakontrolluar në Mati, periferinë veri-lindore të qytetit.Bregu Perëndimor. Protestues palestinezë në Hebron.Khan Yunis, Gaza. Zimbajtës në funeralin e 31-vjeçarit, Mohammed Abu Dakah, militantit palestinez të vrarë në një sulm ajror të Izraelit.Redding, Kaliforni. Një makinë e djegur nga zjarri jashtë kontrollit.Brasilia, Brazil. Një nuse pozon gjatë eklipsit të plotë të Hënës.

 

Përgatiti: Juli Prifti –

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re