Skip to content

20 mijë teste nga BE/ Basha: Vetëm shtimi i tamponëve frenon përhapjen e virusit

lulzim basha ne seli

Pas njoftimitë të dhënë nga ambasadori Soreca se BE ka dhënë 20 mijë teste për Shqiperinë në kuadër të luftës për të parandaluar Covid 19, ka reaguar edhe lideri i opozitës Basha.

Nepermjetr nje postimi ne twitter, ai e ka falenderuar BE-në për këtë ndihmë të cmuar që i ka bërë Shqipërisë.

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton  më shumë se rritja e numrit të testimeve.

PD ka akuzuar gjithnje qeverine se nuk po ben sa duhet testime per te frenuar zinxhirin e perhapjes se Covid 19, ndersa Rama ka deklaruar se po veprohet sipas udhezimeve te OBSH.