Vizita e presidentit turk Rexhep Tajjip Erdogan në Bosnjë, ka dyndur njerëz nga e gjithë Europa që kanë ardhur në Sarajevë tura-tura.

Autobusët ishin të mbushur me jo vetëm me turq që janë emigrante në vendet e BE-së por kryesisht ballkanas, kaukazianë, arabë, por edhe europianë puro.

Duhet thënë se thuajse të gjithë janë muslimanë që kanë simpati për politikën e ndjekur nga Erdogan.

Bëhet fjalë për 20 mijë vetë që do të marrin pjese ne një tubim ne Pallatin e Sportit “Zetra” të Sarajevës.

Përkrahësit kanë vënë shalle dhe mbajnë flamuj të Turqisë.

Erdogan është takuar fillimisht me kreun e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, si pjesë e një vizite shtetërore në Sarajevë.

Presidenti i Turqisë ka takuar edhe veteranin e luftës së Bosnjës, Mujo Agaboviç.

Takim që ishte mjaft emocionues.

Në protokoll është parashikuar që Erdogan dhe Izetbegoviç do të ecin rrugës së Bashçarshisë, apo siç quhet qyteti i vjetër i Sarajevës dhe në fund të ditës do të falin akshamin në Xhaminë e Beut. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re