Me një deklaratë nga rrethrrotullimi i Thumanës, Drejtor i Kabinetit të kreut të PD Dorian Teliti ka deklaruar se koncesioni i fundit i shpallur nga qeveria Rama për ndërtimin e aksit Milot-Fier është tërësisht korruptiv dhe si një përpjekje e fundit e qeverisë në pushtet për të marrë çfarë të mundet në prag të ikjes

Sipas Telitit kostoja reale e 1 km rrugë sipas projektit të shpallur nga ministrja Balluku dhe kryeministri Rama shkon në 20 milion euro pasi 62 km janë rrugë ekzistuese.

” Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. Çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro? Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë?”, tha Teliti në komunikimin e tij publik.

Ndërkohë sot paralelisht ministrja Balluku i ktheu përgjigje PD nga foltorja e Kuvendit ku tha se ky aks do të bëhet dhe se opozita nuk ka asnjë ekspert që ligjëron pretendimet e saj për fryrje kostoje (lexo ketu).

Deklarata e plotë e PD:

Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t’u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri.

Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Ndërsa qeveria në ikje kërkon ta tenderojë rrugën me 20 milionë euro kilometri.

Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. Çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro? Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë?

Në fakt, do t’u shkojnë edhe më keq, nëse i shkojnë deri në fund këtij projekti korruptiv. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re