Skip to content

20 operacione, vetëm 9 vjeç! Prindërit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për t’i shpëtuar jetën!

Një rast urgjent ka mbërritur në “Shqiptarët pr Shqiptarët”. Jeta e këtij vogëlushi është në rrezik për shkak të sëmundjeve që i kanë pushtuar trupin.

Deani çdo ditë bën dializë dhe jetën e ka të lidhur me aparatura. Prindërit e 9 vjeçarit janë dorëzuar para vështirësive dhe kanë kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, për t’i shpëtuar jetën Deanit. Vogëlushi ka kryer 20 operacione dhe i nevojiten dy ndërhyrje të tjera, një në rrugën urinare e tjera për transplantin e veshkës, të cilën do ta dhurojë i ati.

Ja se çfarë shkruan Elvis Naçi, teksa ka shpërndarë në rrjetin social rastin e trishtë të Deanit

Deani rrezikon jeten, cdo dite ben Dialize e nuk jeton dot pa aparaturen. Venat po i demtohen dhe mezi po qendron nga dhimbjet. Jeta e tij qe 6 muaj ka njohur vetem operacione. Deri ne moshen 9 vjecare ka bere 20 operacione pa asnje rezultat. Familja ka gjetur nje spital ne Itali, operacionet per t’ia ndertuar rruget urinare nga e para dhe transplatin e veshkes qe do ta dhuroje babai kushtojne 105.000 euro. Nje shifer e pamundur per Deanin qe renkon nga dhimbjet. Le te mendojme si per femijen tone ne kete Muaj te meshires, te shpetojme jeten e Deanit, t’ia largojme lotet dhe dhimbjet. Shperndaje te begatofte i madhi Zot, se mund te jesh shkak te shpetosh nje jete. Zoti ju shperblefte per cdo kontribut, le tia lehtesojme dhimbjen Deanit.

Urgjente! Urgjente! Shperndaje 🤲
Deani rrezikon jeten, cdo dite ben Dialize e nuk jeton dot pa aparaturen. Venat po i…

Posted by Elvis Naçi on Thursday, 15 April 2021