Së paku 20 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë së Egjiptit dhe sulmuesve të armatosur në rajonin perëndimor Vahat.
Gazeta egjiptiane “Ahbar al-Yevm” duke iu referuar burimeve të sigurisë bëri të ditur se gjatë përleshjeve të forcave të sigurisë me sulmuesit, në 135 kilometra nga Vehat, kanë humbur jetën së paku 20 policë.
Në rajon momentalisht janë duke u ndërmarrë masa të larta të sigurisë, ku drejt vendit të përleshjes është dërguar një numër i madh i autoambulancave. Parashihet që kërkimi për sulmuesit e armatosur mund të zgjerohet edhe deri në zonat e shkretëtirës.
Portali i internetit “Misravi” duke iu referuar burimeve të policisë bëri të ditur se deri tani kanë humbur jetën së paku 58 policë.
Po ashtu mësohet se, presidenti i Egjiptit Abdulfettah Es-Sisi duhej të merrte pjesë në kremtimin e 75-vjetorit të Betejës së Dytë tek El Alameina në perëndim të vendit, por vizita e tij është anuluar.
Përleshjet në rajon filluan natën, ndërsa të gjitha rrugët drejt kësaj zone janë mbyllur. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re