Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 642 testime dhe kanë rezultuar positive 20 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë. vJanë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (04 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20Të shëruar në 24 orë 85Të shtruar në spitale 6Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 642

 

Testime totale 1,808,952Raste pozitive 275,211Raste të shëruara 271,424Raste Aktive 291Humbje jete 3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 199Fier 31Vlorë 15Shkodër 9Elbasan 9Korçë 8Gjirokastër 7Durrës 5Kukës 3Lezhë 3Berat 2