Ne të gjithë kemi përjetuar lloje të ndryshme të infeksioneve që nuk ishin serioze mjaftueshëm sa për të na bërë të shkojmë tek mjeku, por prapë ishin shumë të bezdisshme për t’u injoruar.

Për fat të mirë, ka shumë ilaçe që mund t’i përgatitni vetë në shtëpi.

Ne kemi bërë një listë të trajtimeve më të zakonshme ndaj infeksioneve. Ata i luftojnë shumë mirë simptomat dhe ndihmojnë për t’u shëruar në një kohë të shkurtër, kështu që lexoni deri në fund.

Infeksionet e fytit

Dhimbja e fytit është një simptomë e zakonshme kur ju keni ndonjë nga këto infeksione, të cilat janë shkaktuar kryesisht nga viruset ose bakteret dhe kjo na bën të ndihemi kaq në parehati.

  • Thithja e ajrit me lagështirë ndihmon për të zbutur dhimbjen e fytit. Bëni një dush me avull, ose përkuluni mbi një tenxhere me ujë të nxehtë duke mbuluar kokën me një peshqir dhe thithni avullin. Disa pika të vajit esencial të piperit në ujë do të japin një efekt tjetër qetësues për fytin tuaj dhe kollën.
  • Pirja e duhanit irriton fytin tuaj dhe shkakton një kollë të thatë, kështu që duhet ta lini duhanin të paktën për këtë periudhë. Mundohuni të mos jeni përreth duhanpirësve pasi tymi i dorës së dytë është po aq i keq.
  • Për të bërë një eliksir të vërtetë për fytin tuaj, duhet të përdorni rrënjë xhenxhefil dhe të derdhni ujë të vluar mbi të. Kur uji të ftohet, shtoni lëng limoni dhe mjaltë (mos i shtoni kur uji është shumë i nxehtë pasi dëmton vetitë e tyre shëruese). Pijeni këtë të ngrohtë disa herë në ditë dhe do të shëroheni shpejt.
  • Për lehtësim nga simptomat, bëni një përzierje me lëng domate dhe ujë të nxehtë (në një raport 1:1). Shtoni disa pika salcë me piper dhe bëni gargarë me të.

Infeksionet e sinusit

Këto infeksione shkaktojnë inflamacion të sinuseve, gjë që rezulton me simptoma të tilla si dhimbje të fytyrës, dhimbje koke, ndjenjë e ngërçit të hundës dhe ethe.

  • Aplikoni një kompresë të ngrohtë në fytyrë për 5-10 minuta. Ajo do të fillojë rrjedhën e sinusit dhe do të zvogëlojë kongjestionin.
  • Shpërlajeni me ujë me kripë  për të mbajtur pasazhet tuaja hundore të pastra dhe të vrisni bakteret. Për ta bërë këtë në shtëpi, ju vetëm duhet vetëm të hidhni një gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë të zier.
  • Shtoni erëza për të hapur pasazhet e hundës. Erëzat do të jenë shumë të dobishme për ju gjatë kësaj periudhe.
  • Shtypja e pikave të veçanta në fytyrën tuaj do të ndihmojë për të luftuar simptomat. Nëse shtypni pikën mes vetullat tuaja për një minutë dhe pastaj pikat në të dyja anët e hundës tuaj, kjo do të ndihmojë në lehtësimin e dhembjes dhe zvogëlimin e kongjestionit.

Infeksionet e lëkurës

© depositphotos

Ekzistojnë 4 lloje të infeksionit të lëkurës (në varësi të origjinës së tyre): bakteriale, virale, kërpudhore dhe parazitare. Secili prej tyre ka nevojë për një trajtim të posaçëm mjekësor.

Kujdesi nga shtëpia mund të funksionojë për të zvogëluar simptomat për të gjitha llojet e infeksioneve të lëkurës.

  • Kompresat e ftohta do të zvogëlojnë irritimin, kështu që aplikojini në lëkurë disa herë në ditë. Për ta bërë këtë mënyrë më të efektshme, ju mund ta bëni kompresën me uthull molle (duke e holluar atë me një sasi të barabartë uji). Uthulla e mollës ka veti të mira antibakteriale dhe ndihmon për të vrarë infeksionet.
  • Bëni disa ndryshime në dietën tuaj. Hani më shumë ushqime dhe erëza me efekte antibakteriale dhe anti-inflamatore të tilla si hudhra, xhenxhefili, mjalti dhe shafrani i Indisë. Hani kos çdo ditë pasi probiotikët që përmban ndihmojnë për të luftuar kundër baktereve të këqija. Ju gjithashtu mund ta aplikoni direkt në lëkurën tuaj për një efekt më të mirë.
  • Vaj kokosit ka veti antifungale dhe qetëson lëkurën. Aplikojeni atë në zonën problematike të lëkurës disa herë në ditë.
  • Vaji i pemës së çajit ka cilësi antiseptike që vrasin një infeksion dhe parandalojnë përhapjen e tij. Përzijeni me vaj ulliri ose xhel aloe dhe aplikojeni atë butësisht në lëkurën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të shëroheni shumë më shpejt.

Infeksionet e syrit

© depositphotos

Infeksionet e syve ndodhin kur bakteret, kërpudhat ose viruset hyjnë në sy ose në zonën përreth dhe shkaktojnë shumë simptoma të pakëndshme siç janë kruajtje, sytë të fryrë, shkarkim të syve, sy të kuq dhe më shumë.

  • Ushtroni sytë. Rrotulloni ato në drejtime të ndryshme për 10-15 minuta. Kjo nxit rrjedhjen e gjakut dhe ndihmon për të luftuar infeksionin.
  • Qeskat e çajit mund të jenë një kompresë e mirë për sytë e infektuar, duke reduktuar acarimin dhe inflamacionin. Pasi t’i keni bërë vetes një filxhan çaj, vendosini qeskat e çajit të përdorur në sytë tuaj për 10-15 minuta. Vetëm sigurohuni që të mos jenë shumë të nxehta.
  • Lani sytë me shampo baby. Ajo do të shpërlajë papastërtitë dhe sekrecionet e infektuara në mënyrë më efektive sesa uji i thjeshtë dhe nuk i irriton sytë.
  • Përdorni për larjen e syve kripë, duke e përzier me ujë të ngrohtë të zier. Përdoreni disa herë në ditë për të lehtësuar parehatinë, për të balancuar nivelet e pH në sytë tuaj dhe për të larguar bakteret.

Infeksionet nga ushqimet

© depositphotos

Të gjithë ne i kemi përjetuar këto kur nuk ishim edhe aq të përgjegjshëm për ato që hanim apo pinim. Simptomat më të zakonshme të sëmundjeve ushqimore janë të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

  • Trupi juaj humbet shumë ujë përmes të vjellave dhe diarresë, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme të pini shumë ujë dhe lëngje të tjera. Së pari, ju do të qëndroni të hidratuar. Së dyti, ju do të largoni infeksionin nga trupi juaj.
  • Qymyri i drurit është një ilaç i njohur për infeksionet ushqimore dhe është shumë efektiv, kështu që mos e neglizhoni atë. Ai përthith toksinat dhe bakteret dhe ndihmon trupin tuaj që të shpëtoj prej tyre.
  • Nëse vuani nga diarrea, ju duhet të hani banane pasi ato janë të pasura me kalium, duke e lehtësuar problemin.
  • Për të larguar të vjellat, pini çaj bimor. Çaji i kamomilit është ndër më të mirët pasi qetëson stomakun, minimizon dhimbjet dhe neutralizon infeksionin.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re