20 vite në pritje të dëmshpërblimit për tokat që u përmbyten nga Fierza, pronarët kërcënojnë Ramën: Do ndeshesh me popullin e Kukësit, ajo që ke thënë është një bombë për të gjithë

prona.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në Kukës, pronarët e tokave të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës, parlajmërojnë nisjen protestave pas deklarimeve të kryeministrit Rama për përfshirjen e vendit në krizë energjitike.

Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave të Përmbytura, Sherif Kastrati, tha se deklarata e kryeministrit Rama është një bombë jo vetëm për familjet që kanë toka të përmbytura nga Fierza, por për gjithë banorët e qarkut të Kukësit dhe gjithë shqiptarët.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ketë kujdes me popullin e Kukësit, pasi protestat e tyre do të jenë të pandalshme. Më shumë se 3 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Sot vetëm 350 prej tyre janë kompensuar duke i zhvendosur në Durrës e Lushnjë.

Ndërkohë familje të tjera  prej më shumë se 20 vitete akoma shpresojnë për një kompensim të tyre.

“Është një bombë për të gjithë qarkun e Kukësit, energjia prodhohet nga tokat tona, sot duan të ngrejnë çmimin dhe duan të na godasin kur pjesa më e madhe e Kukësit është me ndihmë sociale. Qarku i Kukësit ka pasuritë më të mëdhaja, është një tmerr për popullin tonë, e paralajmëroj kryeministrin që nga sot, i gjithë populli i Kukësit do të ngrihet në protesta. Nuk ka mbetur më njeri, ka ikur rinia dhe e ka boshatisur Kukësin. Ndalo dhe shiko se do të ndeshesh me popullin e Kukësit”, tha Kastrati.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë