Shoqata e Infermierëve qartëson në lidhje me rastin e një vajze të re që lindi në tualetin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, se 20-vjeçarja nuk tregoi që ishte shtatzënë kur u paraqit në spital.

 

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se e reja tregoi që kishte vetëm dhimbje të forta barku dhe më pas u drejtua menjëherë për në tualetin e urgjencës, ku solli në jetë foshnjen e saj.

 

“E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë – shoqata e infermiereve te Shqipërisë. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit. Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re