Trashëgimtarja e një pasurie marramendëse është arrestuar pasi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi një turmë njerëzish, duke vrarë gjashtë persona.
20-vjeçarja lyona Zaitseva kishte kaluar rrugën dhe makina e saj ishte përplasur me një tjetër. Nga përplasja makina e vajzës milionere është kthyer nga trotuari ku po qëndronin disa këmbësorë gati për të kaluar rrugën.
Raportohet se kanë mbetur të vrare paktën 6 persona, midis tyre edhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, raporton “Daily Mail”.
Trupojat e Zaitsevas shkuan dhe e morën menjëherë 20 vjeçaren duke e mbrojtur nga turma e tërbuar prej asaj që ajo kishte shkaktuar.
Zaitseva mund të përballet me 10 vite burg, por sipas mediave lokale, për shkak të pushtetit të babait, ajo do të lirohet pavarësisht dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen.s.net
 



Previous article Theret me thikë një preson në Drenas

Next article Çmim prestigjioz për Dua Lipën













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re