Skip to content

20-vjeçarja vdiq pasi solli në jetë foshnjen e saj/ Gjykata pezullon nga puna dy mjekët

page 108 1

Dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, janë pezulluar nga puna dhe janë vënën nën akuze tashmë disa muaj pas vdekjes se një nënë të re pas lindjes së fëmijës në maternitetin e këtij spitali.

Klea Muxhaj nga fshati Metoq I Gjirokastrës vdiq në 13 nëntor 2020. Ai ishte paraqitur në maternitet për të lindur, potr pas operacionit cezarian ku solli në jetë fëmijën, nëna e re 20 vjece gjeti vdekjen.

Gjykata e Gjirokastrës gjithashtu përvec mases së pezullimit nga puna, ka vendosur që për mjekun gjinekolog Dashamir Demiri dhe mjekun anestezist Konstandin Hido, të japë masën  “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Të dy mjeket e  maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër  janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.