Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriç ka reaguar pas ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

 

Në komentin e tij në lidhje me këtë ceremony ai është shprehur se 20 vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s nuk janë dënuar shkaktarët e krimeve ndaj serbëve.

 

“Në përvjetorin e terrorit, krimit dhe persekutimit të serbëve në Prishtinë festojnë pasi kanë dëbuar 56 për qind të banorëve jo shqiptarë dhe pasi kanë spastruar më tepër se 300 fshatra serbe. Ata janë të ulur në pozitat më të rëndësishme në institucionet e Prishtinës dhe marrin mbështetje duke ua rrahur supet përfaqësuesit e shteteve që para 20 vitesh zhvilluan agresion ndaj vendit tonë”.

Ndër të tjera në reagimin e tij Gjuriç e ka quajtur të shëmtuar ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Ëesley Clark.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re