Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë, ndërsa para të pranishmëve, ai ka treguar rrugëtimin e Policisë së Kosovës për organizimin në një forcë të profesionalizuar.

 

Në fjalën e tij Thaçi ka treguar edhe dyshimet që ka pasur për fatin nëse njerëzit do të pranonin të vishnin uniformën e Policisë.

 

“E kujtoj si sot kur para 20 vitesh filluam hapat e parë të Policisë së Kosovës. Janë 20 vite hapa të ngadalshëm por të progresit kuptimplotë të Policisë së Kosovës. Rrugëtimi i Policisë ka ecur bashkë me procesin e tranzicionit dhe shtetndërtimit. Fillimisht kur kanë ndodhur hapat e parë të Policisë së Kosovës ka pasur dilema të ndryshme, si të fillohej pasi që ishte vetëm 3 muaj pas çlirimit të Kosovës. Prandaj ishte e domosdoshme fillimi i ndërtimit të Policisë së Kosovës, sepse ishte dilemë sepse a do të t’i bashkoheshin asaj. Por ndodhi ajo që pritej të ndodhej, kishte konkurrrueshëmëri. Gradualisht filloi ndërtimi i një policie me standarde evropiane, e paanshme e profesionale. Sot e kemi Policinë me vlerësimin më të lartë për punën që e bënë”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij në këtë përvjetor, kreu i shtetit ka përmendur edhe policët e rënë në krye të detyrës.

 

“Sot kur shënojmë 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kujtojmë policët e rënë në detyrë, kujtojmë, Enverin, Izetin, triumfin e shumë policëve të rënë në detyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re