Të martën 200 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e bllokuar të Gazës nga pika kufitare Rafah, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në konflikt.

Drejtori për media i pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, Vail Abu Muhsin në deklaratën për Anadolu tha se 200 kamionë me ndihma kanë mbërritur dje në Rripin e Gazës. Ai tha se ndihma përbëhej nga 4 kamionë të ngarkuar me gaz dhe 3 kamionë të ngarkuar me 150 mijë litra naftë, si dhe ujë, ushqime dhe ilaçe.

Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare pritet të vazhdojë edhe sot.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me “pauzën humanitare” 4-ditore filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale të premten, më 24 nëntor.

Hamasi kishte njoftuar se “pauza humanitare” përfshinte hyrjen e 200 kamionëve me ndihma dhe 4 cisternë me karburant çdo ditë që do të dërgoheshin në Rripin e Gazës si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Katari njoftoi më 27 nëntor se “pauza humanitare” ishte zgjatur për 2 ditë të tjera si rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re