E nisur nga një farë e vetme. Mund të duket e pabesueshme, por kjo bimë ka jetuar për të paktën 4500 vite. Nuk është pemë dhe nuk ndodhet në tokë… por në oqean. Zbulimi është bërë së fundmi dhe fjala është për një lloj bari të detit.

Kjo bimë rezulton të jetë më e madhja në ekzistencë dhe ndodhet në një prej brigjeve perëndimore të Australisë.

Duke përdorur teste gjenetike, shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë, se ‘livadhi’ i stërmadh i barit të detit, në fakt ka origjinuar nga vetëm një bimë (farë).

Bari i detit mbulon një sipërfaqe mbresëlënëse, afro 200 kilometër katrorë ose 77 milje katrorë.

Studiuesit mblodhën disa mostra përgjatë brigjeve ku ky lloj bari ndodhet me shumicë. U studiuan afro 18 mijë markera gjenetikë, për të zbuluar sesa llojë bimësh ndodheshin në ‘livadhin’ e stërmadh.

“Përgjigja e analizave na la pa fjalë. Kishte vetëm një bimë, një teke që ishte shpërndarë në të gjithë gjirin 180 kilometër.”-tregoi autorja e studimit, Jane Edgeloe.

Burimi: BBC

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re