Është shtyrë ditën e sotme seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zëvendës Ministren, Rovena Voda .
Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë ndikime të paligjshme”.
Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë para nga shtetasit Majlinda Hasani dhe Florida Beu për të ndikuar te zyrtarët në ish-Ministrinë e saj për t’i punësuar.
Rikujtojmë se sipas përgjimeve, Voda ka marrë rreth 2000 euro nga shtetaset e sipërpërmendura, si edhe një telefon Samsung dhe një arkë me peshk.
Rovena Voda doli e heshtur nga GJKKO dhe ajo që ra në sy ishte një makinë luksoze tip Audi Q7 i bardhë që e priste jashtë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
