Skip to content

2018-ta, viti më “i mirë” për viktima në Siri: më pak 20 mijë!

2018-ta ishte viti me më pak të vdekur në Siri që nga fillimi
i luftës në mars 2011, njoftoi të Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut
(SOHR).

Sipas SOHR, më pak se 20 mijë njerëz janë raportuar gjatë 12
muajve të fundit.

“Në
vitin 2018, ne regjistruam numrin mëtë vogël të viktimave që nga fillimi i
luftës”, shpjegoi Rami Abdel Rahman, drejtor i
organizatës, duke saktësuar shifrën e 19,666 njerëzve të vrarë.

Viti më i keq për numrin e viktimave ishte 2014-ta, prej më
shumë se 76 mijë.

Lufta siriane filloi në mars 2011 kur regjimi iu kundërvu me
zjarr protestave që kërkonin ndryshime demokratike.

Kundërshtarët e Bashar al-Assad pastaj morën armët dhe gjatë
viteve, forcat e huaja dhe grupet e armatosura u përfshinë në konflikt.

Më shumë se 360 mijë njerëz kanë vdekur që atëherë dhe miliona
janë zhvendosur.