Ndërsa kanë kaluar më shumë se dy vjet nga nisja e Vetting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve vijojnë ritmet e larta të denoncimeve nga ana e qytetarëve.

Scan ka zbardhur të dhënat zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, sipas të cilit deri në fund të vitit që sapo u mbyll janë bërë në total 1857 denoncime.

Në total, nga nisja e procesit të Vetting-ut janë regjistruar në total 4150 denoncime.

Komisioni fton prej kohësh të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese, siç qe edhe rasti i një gjyqtari që kishte kërcënuar përmes mesazheve telefonike një qytetare, e cila konkurronte për një vend pune me bashkëshorten e tij.

Vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet  dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit,  shqyrton dhe vendos për të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re