Ngjarja e “21 Janarit” do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave.

Pas vendimi, avokati Idajet Beqiri është ndalur të flasë për mediat, ku ndër të tjera ta se audio-regjistrimin e vrasjeve do ta dorëzojnë në SPAK sapo ata të thirren.

“Ne i patëm thënë SPAK-ut se kishim edhe audio-regjistrimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori video-regjistrimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrimin menjëherë në SPAK sapo të thirremi,” u shpreh Beqiri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re