Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në rrjetet sociale se së fundmi janë shëruar edhe dy punonjës të tjerë të personelit shëndetësor.

 

“🟢 Edhe 3️⃣ personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅ Shkon në 2️⃣1️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛 Deri tani 1️⃣1️⃣6️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️ #FORCA”

 

Këtë të hënë u vu re një ulje e rasteve të reja të infeksionit në Shqipëri. Në 24 orë ishin regjistruar 16 raste të reja, krahasuar me 28 të dielën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re