Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije rastet e reja në 24 orët e fundit të infektuar me COVID-19, ku janë prekur 21 persona.

Nga këto raportohet se 6 prej tyre janë personel mjeksor, ndërkohë që 27 persona janë të shtruar në spital dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë,.

Ndërkohë mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv edhe një 62 vjeçar bartës i COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re