Një tjetër vatër i shtohet hartës së qyteteve të prekura nga virusi. Në Kurbin identifikohen dy pacientë e parë të infektuar.

Bashkë me të rastet e reja mbartës të virusit janë 21. Nga testimet e orëve të fundit rezulton se numri më i madh i të prekurve nga infeksioni janë nga Shkodra.

Nën kujdesin e mjekëve në të dyja spitalet janë 43 pacientë. Shifrat tregojnë se katër prej tyre te “Shefqet Ndroqi” janë me frymëmarrje të drejtuar.

Ditë pas ditë numri i të shëruarve po bëhet më i lartë se ai i të infektuarëve.

Tirana mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve me 245 raste, më pas Shkodra me 94 dhe Durrësi me 32. 

Për shkak se mbartësit e virusit vazhdojnë të rriten ndjeshëm, veçanërisht në të njëjtat vatra si në kryeqytet dhe Shkodër dhe harta është zgjeruar vetëm gjatë kësaj jave me Kukësin, Mallakastrën dhe Kurbinin, epidemiologët apelojnë për mos neglizhencë të çdo mase mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re