Shifra të larta të infektuarish me Covid janë regjistruar këtë të diel në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit 21 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus duke e çuar në 236 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark.

Ndërkohë një ditë më parë ne vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 165 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani si pasojë e Covid kanë humbur jetën 416 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re